Adresa Rruga “Besim Imami”, Njësia Nr. 7, Tiranë
Sukses akademik i garantuar

Formojmë liderët e së nesërmes

Në Gjimnazin “Arben Broci”, arsimi cilësor, vlerat qytetare dhe inovacioni bashkohen për të përgatitur të rinj të suksesshëm, të aftë për sfidat akademike dhe europiane të së ardhmes.

shape image
Ekselencë Akademike dhe Zhvillim Personal

Një shkollë ku talenti merr vlerë

Që prej vitit 1992, Gjimnazi “Arben Broci” vazhdon të ndërtojë breza të suksesshëm përmes dijes, përgjegjësisë dhe inovacionit.

shape image
Komunitet Inspirues

Zhvillojmë mendje të ndritura për të ardhmen

Me staf të kualifikuar, teknologji moderne dhe aktivitete të shumta akademike e sociale, ne përgatisim nxënësit për sukses në universitet dhe në jetë.

shape image
Prev
Next
Rreth Gjimnazit “Arben Broci"

Traditë, dije dhe ekselencë akademike

Shkolla “Arben Broci”, e vendosur në qendër të Tiranës, u hap në vitin 1990 me emrin “Demokracia”, si simbol i ndryshimeve demokratike të kohës. Në vitin 1992, ajo mori emrin “Arben Broci”, në nder të martirit të demokracisë shqiptare.

Me kalimin e viteve, shkolla është zhvilluar vazhdimisht në infrastrukturë dhe në cilësinë e mësimdhënies, duke u kthyer në një institucion të rëndësishëm arsimor dhe edukativ për komunitetin. Sot, ajo ofron një mjedis modern dhe mbështetës për zhvillimin akademik dhe qytetar të nxënësve.

“Arben Broci”

Bashkohu me ne

Një vit tek “Arben Broci” do të thotë:

01
Të mësosh shkencërisht

Nxënësit zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes metodave moderne të mësimdhënies, laboratorëve bashkëkohorë dhe projekteve edukative që nxisin mendimin kritik dhe kreativitetin.

02
Të argëtohesh mrekullisht

Jeta shkollore në Gjimnazin “Arben Broci” pasurohet me aktivitete kulturore, artistike dhe sportive që krijojnë kujtime të bukura dhe forcojnë bashkëpunimin mes nxënësve.

03
Të përfaqësohesh denjësisht

Nxënësit tanë marrin pjesë me sukses në olimpiada, konkurse dhe aktivitete kombëtare, duke përfaqësuar me krenari shkollën dhe vlerat e saj.

Gjimnazi "Arben Broci"

Frymëzojmë liderët e së ardhmes

Edukimi dhe formimi civil e qytetar, për të përballuar sfidat dhe objektivat integruese dhe europiane të vendit tonë, duke bërë të mundur krijimin e një shkolle me nivele dhe standarte të larta mësimore, edukative, shkencore për të përgatitur një brez të ri sa më të aftë me dije bashkëkohore.

Nxitja e mendimit kritik dhe stimulimi i inteligjencave shumëfishe me qëllim gjithpërfshirjen nëpërmjet veprimtarive praktike extrakurrikulare social-kulturore me qëllim përmirësimin e treguesve të rëndësishëm të PME.

Shkolla " Arben Broci"

Arritjet e nxënësve

Nxënësit e Gjimnazit “Arben Broci” përfaqësojnë me dinjitet shkollën në olimpiada dhe konkurse kombëtare, duke arritur rezultate të shkëlqyera në fusha të ndryshme akademike dhe kulturore.

Ekselencë në sport
Suksese në arenën europiane
Olimpiada kombëtare
Gjimnazi "Arben Broci"

Jeta shkollore dhe aktivitetet e nxënësve

Gjimnazi "Arben Broci"

Mbështetje emocionale dhe edukim për jetën

Shërbimi psiko-social në Gjimnazin “Arben Broci” mbështet zhvillimin emocional, social dhe akademik të nxënësve përmes këshillimit profesional, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe orientimit në karrierë, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për çdo të r

 

Pse të zgjidhni Gjimnazin “Arben Broci”

Edukim cilësor për cdo nxënës

Gjimnazi “Arben Broci” ofron një mjedis modern dhe frymëzues ku nxënësit zhvillojnë potencialin e tyre akademik, social dhe krijues. Me staf pedagogjik të kualifikuar, aktivitete të shumta edukative dhe përdorim të teknologjisë bashkëkohore, shkolla synon të përgatisë të rinjtë për sukses në universitet dhe në jetë.

00 Days
00 Hours
00 Minutes
00 Seconds
Bashkohuni me Komunitetin Tonë

Regjistrohu për më shumë informacion

    Shkolla “Arben Broci” është një hapësirë ku dija, kreativiteti dhe zhvillimi personal ndërthuren për të krijuar një të ardhme më të ndritur për çdo nxënës.

    Copyright © 2026 Shkolla Arben Broci.  All Rights Reserved.

    SORT By Rating
    SORT By Order
    SORT By Author
    SORT By Price
    SORT By Category